Vendosni fjalën kyçe....

24 viktima dhe 990 raste lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 990 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 47.050.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 24 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 1.305.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 27.364, përfshirë 382 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 18.381.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.655 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 292.189.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *