Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për shoqërimin e profesor Islamit: Akt primitiv hakmarrjeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për shoqërimin në polici të ish-deputetit dhe profesorit të njohur Kastriot Islami.

Berisha e konsideron ndalimin e tij një akt banditesk dhe hakmarrje primitive nga ana e kryeministrit aktual Edi Rama, ndaj të cilit Islami nuk është treguar i kursyer në kritika.

“Ndalimi i Prof Dr Kastriot Islamit nga xhahili skizoid i Surrelit, një akt i shëmtuar dhe kriminal.

Miq, dje Edvin Hajduti, xhahili skizoid i Surrelit urdhëroi narkobanditë me uniformë të ndalojnë dhe shoqërojnë forcërisht në narkokomisariat personalitetin e njohur të politikës së vendit, opozitarin e vendosur të regjimit të kakistokracisë të Edvin Kristaq Kolekës, ish-deputetin Kastriot Islami sepse ai po bënte joging pa maskë tek Parku Kombëtar i Liqenit Artificial të Tiranës.

Ndalimi i zotit Islami me urdhër të Xhahilit të Surrelit është një akt i tij banditesk dhe hakmarrje e tij primitive politike kurse maska është thjeshtë preteksti i këtij akti të shëmtuar.

Duke i shprehur solidaritetin tim të plotë zotit Kastriot Islami, dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e turpshëm prej birboje të vërtet të Edvin Hajdutit ndaj zotit Islami dhe e garantoj kufomën politike se shumë shpejt do të marrë përgjigjen e merituar personale për veprimin e tij kriminal.”– thotë Berisha.

Policia e Tiranës ka shoqëruar mbrëmë në komisariat ish-deputetin Kastriot Islami, i cili ishte duke bërë ecje te Liqeni Artificial pa maskë.

Oficerët e policisë kanë replikuar me ish-deputetin dhe i kanë kërkuar edhe kartën e identitetit të cilën Islami nuk e dispononte me vete. Ai ka reaguar ashpër në rrjetet sociale duke e quajtur ndalimin e tij nga policia, një akt të porositur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *