Aktori Vince Vaughn ka folur për herë të parë pas kritikave që mori, vetëm pse u filmua duke folur me presidentin Donald Trump në një ndeshje futbolli në muajin janar.
“Në karrierën time kam takuar shumë politikanë me të cilët kam qenë gjithmonë i përzemërt. Unë kam takuar Nancy Pelosin dhe isha i përzemërt me të gjithashtu.”– tha Vaughn për Los Angeles Times në një intervistë të botuar të premten.
Aktori tha se në të njëjtën lojë futbolli kishte përshëndetur gjithashtu strategun demokrat James Carville.
“Ishte hera e vetme që e kam takuar ndonjëherë. Ne u përshëndetëm. Ai ishte shumë i sjellëshëm.” – tha Vaughn duke shtuar. “Unë nuk u futa në politikë”.
Pas publikimit të videos me Trump, aktori u kritikua në mediat sociale. Por ai beson se njerëzit nuk i marrin po aq seriozisht çështjet politike, sa zhurma që bëjnë për to.
Vaughn tha se ai ka të drejtë të mendojë ndryshe nga të tjerët dhe se është rritur me këtë ide.
“Jam rritur me idenë që ju mund të keni pëlqime dhe besime të ndryshme dhe duhet ta mbroni atë tek njerëzit e tjerë, jo ta sulmoni. Për njerëzit me të cilët nuk pajtoheni më shumë, duhet të ngriheni për të drejtat e tyre”– thotë ai.
Shumë komentuan në janar por dhe më pas se Vaughn ishte mbështetës i Trumpit, mirëpo ai tha se ka vetëm një kadidat që ai ka mbështetur në jetën e tij. Dhe ky është ish-kandidati libertian për president, Ron Paul.
“I vetmi kandidat që kam mbështetur ndonjëherë është ish-kandidati Libertarian Ron Paul. Unë nuk kam një parti që mbështes. Në fakt, për mua ndonjëherë është e vështirë të gjesh një kandidat që është filozofikisht i qëndrueshëm dhe të mos shkojë me këdo që po financon partinë e tyre të veçantë”- thotë Vaughn.
What a group – Vince Vaughn, First Lady Melania Trump, President Trump, and Rep. Scalise! pic.twitter.com/erlCrDVzQO
— Students For Trump (@TrumpStudents) January 14, 2020