Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk pas testeve kontradiktore: Ka gjasa të kem një rast të moderuar të Covidit


Elon Musk e ka ende të vështirë të kuptojë nëse ai ka Covid apo jo, pasi rezultoi disa herë pozitiv dhe disa herë negativ në testin për koronavirusin.

 Ai thotë se “ka shumë të ngjarë” të ketë një rast të moderuar të Covidit, edhe pse ai nuk është i sigurt pasi ka marrë rezultate kontradiktore nga të paktën katër teste në një ditë të vetme.

“Po marr rezultate shumë të ndryshme nga laboratorë të ndryshëm, por ka shumë të ngjarë që kam një rast të moderuar të Covidit. Simptomat e mia janë ato të një ftohjeje të vogël, gjë që nuk është për t’u habitur, pasi një koronavirus është një lloj ftohjeje.”– thotë Musk.

Në një postim tjetër ai shpjegoi se ka më shumë dhimbje koke dhe dhimbje trupi, sesa kollitje dhe tështima.

Këto deklarata vijnë vetëm pak ditë pasi Musk i habiti të gjithë duke thënë se dy teste i kishin dalë pozitive dhe dy të tjera negative, të gjitha brenda një dite.

Prania e Musk në nisjen katër astronautëve të NASA-s në orbitë në bordin e anijes së kompanisë së tij “SpaceX” tanimë është vënë në dyshim për shkak të COVID-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *