Vendosni fjalën kyçe....

Hetimi i SPAK për pasuritë e deputetit socialist, reagon PD-ja: Të mos zvarriten hetimet


Partia Demokratike, ka reaguar pas deklaratës së SPAK lidhur me hetimin për deklarimin e pasurisë së deputetit socialist Ervin Bushati.

Në komunikatën e saj publike në rrjetet sociale Partia Demokratike ka kërkuar që SPAK të mos zbarisë hetimet dhe të mos zhgënjejë pritshmërinë e qytetarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Kur bëhet fjalë për të fshehur pasurinë, deputeti dhe Kryetari i PS për Tiranën, Ervin Bushati, është kopje e shefit të tij të madh Edi Rama dhe e shefit të tij më të vogël, Erion Veliaj.

Ai po hetohet nga SPAK për 2 vepra penale, në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë dhe fallsifikimit të dokumentave për rreth 3100 m2 në Tiranë, Qerret dhe Sarandë.

SPAK nuk duhet ta zvarrisë më hetimin! SPAK nuk duhet të zhgënjejë pritshmërinë e qytetarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë!

Kushdo duhet të përgjigjet penalisht për abuzimet me detyrën dhe besimin e qytetarëve. Çdo qindarkë e vjedhur duhet t’i kthehet qytetarëve”-thuhet në komunikatën e selisë blu.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *