Ndahet nga jeta kreu i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu i cili ishte i prekur nga koronavirusi.
Prej disa ditësh, Hysenlliu ishte i shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë dhe pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore ishte futur në intubim.
Familjarët e tij planifikonin ta dërgonin për mjekim të specializuar në Turqi, por për fat të keq Hysenlliu ndërroi jetë.
Lajmi i hidhur është konfirmuar edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili thotë se “Agron Hysenlliu ishte një profesionist i shkëlqyer, që nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit. Sot ai u nda nga jeta, duke lënë pas trishtimin e ikjes së një njeriu të rrallë e inxhinierit unik.”.
Ai i shpreh ngushëllime familjes dhe kolegëve.