Vendosni fjalën kyçe....

Kastriot Islami i irrituar pas shoqërimit në polici: Akt banditesk dhe i porositur


Profesori dhe ish-deputeti Kastriot Islami ka reaguar përsëri pas shoqërimit në komisariat nga policia mbrëmjen e kaluar, pasi u kap duke shëtitur në kodrat e Liqenit Artificial pa maskë.

Ai beson se shoqërim i tij nga policia ishte i porositur.

“Veprim i urdhëruar, i porositur apo i parafabrikuar!
Përndryshe grabitje e personit publik dhe akt bandistesk! Jo thjesht kundër meje se unë as trembem dhe as stepem madje motivohem më shumë!”– shkruan Islami në një postim në Facebook.

Ai e ka shoqëruar postimin me një koment të mikut të tij, i cili e konsideron të turpshme dhe gjysmë banditeske prangosjen e profesor Islamit.

“Jam plotësisht dakord! Madje do të shtoja edhe më shumë nga ccfarë shkruan miku im më poshtë që me siguri nuk është në dijeni të plotë të të gjithë ngjarjes së turpshme dhe barbare…!

Këtë që shkruan më poshtë miku im e vërtetova dje katërcipërisht, jo se nuk e dija apo nuk e mendoja… !

Po vendos në faqen time komentet e mikut tim, njeriut të arsimuar në perëndim, dhe që ka shërbyer me dinjitet të lartë, atdhedashuri e profesionalizëm në poste kycce të shtetit.”– thotë Islami, i cili nuk e jep emrin e mikut të tij.

Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat ish-deputetin Kastriot Islami, i cili ishte duke bërë ecje te Liqeni Artificial pa maskë.

Oficerët e policisë kanë replikuar me ish-deputetin dhe i kanë kërkuar edhe kartën e identitetit të cilën Islami nuk e dispononte me vete.

Komenti i mikut:

  • “Çfarë paturpësie dhe gjysëm-banditizmi…! Ndalimi, Izolimi dhe përdorimi i forcës në Komisariat policie kundër ish-Kryetarit të Kuvendit, ish-Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, profesorit të Sorbonës së Parisit dhe figurës politike dhe publike ndër më të njohura në Shqipëri – pa shkak, pa shkas e preteks qoftë edhe formal, por, puro për provokim dhe intimidim të shënjestruar politik…! Çfarë turpi…!!! Edhe shtetërore – jo vetëm policore…!!!”

Profesor Islami thotë se është më i angazhuar dhe më i vendosur se më parë për të vazhduar betejën kundër së keqes.

“Jam më i angazhuar dhe më i vendosur se më parë për të vazhduar betejën kundër së keqes… Kjo që ka ndodhur jo vetëm nuk më step apo ligështon por më ka dhënë më shumë forcë e energji për të bërë betejën më të keqen e madhe që ka kapur për fyti vendin dhe shqiptarët! KAQ për këtë rradhë!”– shkruan Islami.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *