Vendosni fjalën kyçe....

PAMJET EKSKLUZIVE – Dashamir Peza mori videon e masakrës së Krushës


Shqiptari i parë që ka marrë në dorëzim videon e plotë të masakrës së Krushës është Dashamir Peza, që në vitin 1999 punonte si shoqërues dhe përkthyes i gazetarit britanik George Alagiah.

Disa pamje të publikuara dje nga Hashtag.al, marrë nga televizioni publik norvegjez, zbuluan papritur dhe prezencën e Dashamir Pezës.

Pamjet janë të datës 4 Prill 1999 dhe në to duken 3 persona: Gazetari britanik George Alagiah, dëshmitari Milaim Bellanica (në mes) dhe përkthyesi Dashamir Peza (në rreth).

Këto pamje të reja ekskluzive të siguruara nga Hashtag.al kthejnë përmbys gjithë lojën e deritanishme dhe zbulojnë se shqiptari i parë që ka shtënë në dorë pamjet e plota filmike të Bellanicës në fakt është Dashamit Peza, miku i kryeministrit Edi Rama dhe jo Lulzim Basha.

Fushata e orkestruar nga Top Channel kundër Lulzim Bashës në fakt është kthyer në “autogol” sepse në epiqendër si njeriu që ka aksesuar i pari videot e masakrës është miku i Edi Ramës dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste Dashamir Peza.

Emrin e Pezës e ka përmendur dhe dëshmitari Bellanica për “Insajderin” në Kosovë, por Top Channel e ka fshehur këtë fakt.

“Çka më vjen mas randi prej ish prokurorit të Shqipërisë, kam shku me e padit Dashamir Pezën, prokurori Arben Rakipi nuk më ka pranu në asnjë gjykatë në Tiranë me e ba padinë për Dashamirë Pezën që nuk më largun prej Shqipërisë, ata lekë që kanë qenë për mu i ka marrë tjetërkush.”, – është shprehur Bellanica. / Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *