Vendosni fjalën kyçe....

Panairi i Librit, Fatos Baxhaku vlerësohet si ‘Autor i vitit’ pas vdekjes


Organizimi i Panairit të Librit të këtij viti ishte i paprecedentë për shkak të pandemisë. Si asnjëherë tjetër, ky panair u zhvillua online dhe komunikimi mes lexuesve dhe autorëve u bë pikërisht online.

Në mbyllje të panairit, sot janë dhënë edhe çmimet përkatëse ku dallohet Fatos Baxhaku, i cili pas vdekjes është shpallur “Autori i Vitit”, për librin historik “Në emër të Noes”.

Fituesit u përzgjodhën nga një juri e përbërë nga Diana Kastrati, Arta Marku, Enkel Demi dhe Erion Kristo.

ÇMIMET FITUESE

  • Çmimi për krijimtarinë me të mirë origjinale, Fatos Baxhaku pas vdekjes për librin “Në emër të Noes”
  • Çmimi për përkthimin me të mirë Agim Doksanit për “Jeta e gënjeshtërt e të rriturve” të Elena Ferrantes.
  • Çmimi për letërsinë me të mirë për fëmijë, autorja më e mirë, Adelina Mamaqi
  • Çmimi për përkthimin me të mirë nga frëngjishtja, poeti Primo Shllaku për përkthimin e “Shën Meria e Parisit” e Viktor Hygose.
  • Çmimi ‘Lexuesi i bibliotekës 9-vjeçari’ i jepet Jamarbër Hoxhës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *