Vendosni fjalën kyçe....

Reagon Beni Blushi: Dashi fajtor për lekët, ama për videon është Luli dhe vetëm Luli


Akuzat ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha të orkestruara nga Top Channel vijojnë edhe pse videot e publikuara tregojnë se “kaseta” me pamjet e masakrës së Krushës nuk është zhdukur por mund të gjendet në internet.

Këtë herë nëpërmjet Gazetës Shqip të kontrolluar personalisht nga Ben Blushi i cili mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, shkruhet se Dashamir Peza ka pasur faj vetëm për lekët e premtuara ndaj Melaim Ballanicës “ndërsa Basha  është fajtor që e zhduku kasetën origjinale të masakrës së Krushës së Madhe”.

Sipas Bellanicës, Pezën kërkoi që ta padiste në gjykatë për shkak të mos mbajtjes së premtimeve për ta larguar nga Shqipëria, ku me anë të gazetarëve të BBC i kishin premtuar edhe një pagesë për filmimet e kryera.

Pra, Peza ishte personi që e kishte gënjyer për paratë, ndërsa Basha personi që e zhduku kasetën origjinale të masakrës së Krushës së Madhe”-thuhet në shkrim.

Në shkrimin e saj Gazeta Shqip thotë se Basha po sponsorizon mediat pranë tij për të larguar përgjegjësinë për akuzat ndaj tij ndërsa Dashamir Peza ka qenë thjesht përkthyes i gazetarit të BBC-së jo i angazhuar me PS-në.

Në përpjekje për të shpëtuar nga dëshmia tronditëse e Melain Bellanicës për kasetën origjinale të dorëzuar, kryedemokrati Basha po sponsorizon mediat pranë tij, që të dalin me idenë se videon e masakrës së Krushës së Madhe e ka Dashamir Peza, ish-deputet i Partisë Sociale, duke iu shmangur kështu përgjegjësisë”-shkruhet në artikull.

Blushi vijon përpjekjet për të mbrojtur montimin ndaj akuzave ndaj Bashës, ndërkohë që pamjet  e reja ekskluzive të siguruara nga Hashtag.al kthejnë përmbys gjithë lojën e deritanishme dhe zbulojnë se shqiptari i parë që ka shtënë në dorë pamjet e plota filmike të Bellanicës në fakt është Dashamit Peza, miku i kryeministrit Edi Rama.

Shkrimin e plotë të Gazetës Shqip e gjeni këtu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *