Vendosni fjalën kyçe....

Shkencëtari prapa vaksinës së ‘Pfizer’ dhe ‘BioNTech’: Mund t’i japë fund pandemisë


Një nga shkencëtarët që qëndron prapa vaksinës COVID-19 të Pfizer dhe BioNTech, thotë se ai pret që kjo vaksinë të “shkatërrojë virusin” dhe t’i japë fund pandemisë.

Pas njoftimit se vaksina ishte më shumë se 90 për qind efektive, CEO-ja i BioNTech Uğur Şahin tha se kjo është një gjë e sigurt.

“Nëse pyetja është nëse mund ta ndalojmë këtë pandemi me këtë vaksinë, atëherë përgjigjja ime është: PO, sepse unë besoj se edhe mbrojtja vetëm nga infeksionet simptomatike do të ketë një efekt dramatik.”– i tha Şahin gazetës britanike The Guardian.

55-vjeçari tha se ka besim se trajtimi do të funksionojë sepse sulmon virusin në nivele të shumëfishta.

“Vaksina pengon që COVID-19 të ketë qasje në qelizat tona. Por edhe nëse virusi arrin të gjejë një rrugëdalje, atëherë qelizat T e godasin dhe e eliminojnë atë. Ne e kemi trajnuar shumë mirë sistemin imunitar për të përsosur këto dy lëvizje mbrojtëse. Tani e dimë që virusi nuk mund të mbrohet kundër këtyre mekanizmave.”– tha ai.

Şahin shtoi: “Ne tani e dimë që vaksinat mund ta mundin këtë virus.”

Të hënën, gjigandi farmaceutik Pfizer dhe firma gjermane BioNTech njoftuan se vaksina e tyre ishte provuar të ishte 90% efektive gjatë provave të fazës 3.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *