Vendosni fjalën kyçe....

SPAK-u i përgjigjet PD-së lidhur me hetimet ndaj Ervin Bushatit


SPAK i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike lidhur me kërkesën e saj për informacion për hetimet ndaj deputetit socialist Ervin Bushati.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK i konfirmoi PD-së se Bushati është nën hetim për dy vepra penale në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë.

Javën e kaluar Partia Demokratike i kërkoi prokurorisë informacion lidhur me fazën ku ndodhen hetimet ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Ervin Bushati dhe nëse dosja e tij i ka kaluar SPAK-ut.

Ai është paditur nga selia blu për fshehje të pasurisë, mos deklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

Në përgjigje të kësaj kërkese, SPAK ka njoftuar Partinë Demokratike se në datën 12.03.2020, ka regjistruar procedimin penal nr. 93/2020 për veprat penale fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve. Procedimi penal është në fazën e hetimit dhe po ndiqet prej 8 muajsh nga prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu.

PD e ka depozituar kallëzimin që në tetor 2018 dhe çështja u kalua nga Prokuroria e Tiranës tek SPAK, pas krijimit të kësaj prokurorie. Bëhet fjalë sipas opozitës për mos deklarimin e 7 pasurive të paluajtshme në emër të Ervin Bushatit, përfshirë më shumë se 3100 metra2 truall në Tiranë, Qerret dhe Sarandë.

Sipas PD-së, Bushati nuk ka deklaruar pasuritë e paluajtshme si më poshtë:

  • Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall, në Tiranë, e regjistruar më 21.04.2017.
  • Një pasuri me sipërfaqe 600 m2 truall, me sipërfaqe ndërtimi 327 m2, në Tiranë, e regjistruar më 21.04.2017.
  • Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall, në Tiranë, e regjistruar më 25.07.2014.
  • Një pasuri me sipërfaqe 76 m2, ndërtesë, në Qerret, Kavajë, e regjistruar më 30.05.2016.
  • Një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall, në Qerret, Kavajë, e regjistruar më 30.05.2016.
  • Një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall, në Sarandë, e regjistruar më 17.07.2014.
  • Një garazh me sipërfaqe 42 m2, në Sarandë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *