Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar menjëherë ndaj Twitterit të Kryeministrit Edi Rama, duke e i thënë se po merret me sulme politike dhe gënjeshtra ndërkohë që vendi po përballet me rekordet e infeksionit.
Basha thotë se nëse Rama do investonte kohën në shërbim të qytetarëve sot mund të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën.
“Nëse Rama do kishte investuar kohën e tij sot, në shërbim të qytetarëve në vend që të cicëronte gënjeshtra kundër meje, mbase do të kishte arritur të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën nga Covid-19 sot.
Ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra. Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë me një qeveri që do të punojë vetëm për njerëzit!”-shkruan Basha.