Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Akuzat ndaj Bashës janë të importuara nga Beogradi


Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur mbi akuzat e ditëve të fundit se Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka fshehur kasetën mbi masakrën e Krushes në Kosovë.

Sipas berishës këto akuza janë inskenime të importuara nga Beogradi.

Është një Grilseld bis, por një Griseldë me një skenar të importuar tërësisht nga Beogradi. Tani, unë e kuptoj që njerëzit janë të lodhur kur dëgjojnë skenarë dhe kur dëgjojnë inskenime por unë do tua argumentoj sot ju dhe çdo njeriu që na dëgjon e na ndjek, këtë që po them.

T’i referohemi fakteve. Çfarë ka ndodhur këtë javë? Këtë javë drejtuesit kryesorë të UÇK dhe Kosovës u ulën në bankën e akuzës në Gjykatën Speciale të Hagës. Këtë javë, të njëjtën ditë, kreu i ekzekutivit shqiptar firmosi marrëveshje me Aleksander Vuçiç. Këtë javë, Aleksander Vuçiç, për herë të parë, bëri fjalë për luftë. Kundër Kosovës. Nuk e analizuan nmjerëzit këtë. Po kaq, sa domethënëse ishte kërcënimi i këtij Gelbelsit të Millosheviçit për luftë ndaj shqiptarëve, po aq domethënëse ishte edhe heshtja e argatit të tij në Tiranë.

Aleksander Vuçiç me përfundimin në Hagë të Miladinit shqipfolës të Prishtinës, iu varros përfundimisht gllabërimi i territoreve të Kosovës përmes argatëve të tij në Prishtinë dhe Tiranë. Si hakmarrje, ky Millosheviç i ri, kërcënon se skenarin e tij të Serbisë të Madhe do ta kryejë me luftë“-deklaroi Berisha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *