Prokuroria e Kukësit ka përfunduar hetimet për këngëtaren Fjolla Morina, e cila u arrestua në muajin shtator në doganën e Morinës pasi u kap me armë me vete.
Mësohet se akuza për trafik armësh ndaj këngëtares ka rënë dhe ajo do të dalë përpara gjykatës vetëm për akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Ndërkohë për dy shoqëruesit e saj, Fisnik Sylaj dhe shoferi Fitim Muaj është pushuar çështja.
Dosja ka kaluar tek gjykatësi paraprak, ndërsa pritet të caktohet data e gjyqit për këngëtaren e cila për momentin është nën masën sigurisë ‘arrest me burg’ në Kukës.