Vendosni fjalën kyçe....

E përplasi treni në Zvicër, ndërron jetë 15-vjeçari nga Malisheva


Një adoleshent nga Kosova ka humbur jetën një ditë më parë në Zvicër, pasi u përplas nga treni. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të dielës, ndërsa tetë të rinj po prisnin që treni të kthehej në Neuchâtel në Zvicër.

Lajmin e ka konfirmuar dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

 “Mbrëmë humbi jetën edhe një i ri nga Kosova. Ky është Adrian Ramadani i cili u godit nga treni për vdekje në qytetin Nauchatel. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe farefisit. Ndajmë dhimbjen së bashku”, shkruan Pacolli.

15-vjeçari shqiptar ishte ndarë nga grupi dhe ishte drejtuar për në shina. Ai nuk e vuri re një një tren i Transportit Publik Freiburg po hynte në stacion.

Adoleshenti ishte me prejardhje nga Panorci i Malishevës. Nënkryetari i kësaj komune, Hajdin Berisha, ka deklaruar: “Sot, në mesditë na tronditi lajmi i rëndë për ndarjen nga jeta e të riut Adrian Ramadani nga Panorc. Ai, humbi jetën tragjikisht mbrëmë në një qytet në Zvicër. Ndarja nga jeta e tij, na tronditi pa masë. Solidarizohemi dhe ndajmë dhimbjen me familjarët e Adrianit, dhe do të ju qëndrojmë afër në përballimin e kësaj dhimbje të madhe.Në emër të Komunës së Malishevës, ju shprehim ngushëllime familjes Ramadani dhe të afërmëve të tyre”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *