Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Tiranës pushon akuzën për 5 nga 6 të dyshuarit e çështjes “Toyota Yaris”


Gjykata e Tiranës ka pushuar akuzën për 5 nga 6 personat e dyshuar për çështjen “Toyota Yaris”, ”, ku u kapën 3.4 milion euro.

Kështu është pushuar akuza për Alfred Vladin, Edi Likën, Agim Cekën, Alban Mollaymerin dhe Klevi Canin. Ndërkohë Ervis Vladi është i vetmi i akuzuar për “Mosdeklarim të të hollave në kufi”.

Sjellim ndërmend se mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit.

Makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Lidhur me ngjarjen u arrestua pronari i kompanisë së transportit, djali i pronarit të kompanisë dhe shoferi i kamionit.

Pas shkrirjes së Krimeve të Rënda dosja kaloi në rrethe, por nuk u bë pjesë e dosjeve të SPAK, pasi më parë ishte rrëzuar akuza e “grupit të strukturuar kriminal”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *