Tetë persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit lidhur me koronavirusin e ri.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se viktimat janë një 48-vjeçare, një 71-vjeçar, 74-vjeçar, një 85-vjeçar nga Tirana, një 60-vjeçar nga Mirdita, një 60-vjeçar nga Kurbini, një 63-vjeçar nga Gramshi, një 71-vjeçar nga Durrësi.
Nga 2241 testime të kryera 24 orët e fundit, janë zbuluar 602 persona me koronavirusin e ri.
Për sa u përket pacientëve, në tre spitalet covid po mjekohen 406 persona nga të cilët 14 janë në terapi intensive me 3 të intubuar.