Vendosni fjalën kyçe....

Obama këshillon Trumpin: Prano humbjen, po dobëson SHBA-në në sytë e kundërshtarëve


Ish-presidenti amerikan Barack Obama paralajmëron se refuzimi i pasardhësit të tij Donald Trump për të pranuar rezultatet e zgjedhjeve po i bën SHBA-të të duken të dobëta para kundërshtarëve. Ai e nxit Trumpin që të pranojë humbjen përballë Joe Bidenit.

Në intervistën e tij të parë televizive që nga zgjedhjet, Obama tha se është ‘absolutisht‘ koha që Trump të heqë dorë nga lufta e tij për një mandat të dytë.

I pyetur se çfarë këshille do t’i jepte Trumpit, Obama tha: “Nëse do që në këtë fazë të vonë të lojës të kujtohesh si dikush që e vendos vendin në vend të parë, është koha që të bësh të njëjtën gjë.”

Ai shton: “Një president është një nëpunës publik. Ata janë banorë të përkohshëm të zyrës. Kur të mbarojë koha juaj, është detyra juaj të vendosni vendin në vend të parë dhe të mendoni përtej egos tuaj, interesave tuaj dhe zhgënjimeve tuaja”.

Obama tha se ai mendon se Trumpi duhej të kishte pranuar humbjen brenda dy ditësh pas zgjedhjeve, kur u bë e qartë se ‘Biden do të ketë fituar me lehtësi’.

Obama tha se ka frikë se tranzicioni kaotik i Shtëpisë së Bardhë do të ketë pasoja të mëdha, duke ndikuar në marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën.

“Unë mendoj se kundërshtarët tanë na kanë parë të dobësuar, jo vetëm si pasojë e këtyre zgjedhjeve, por gjatë disa viteve të fundit.”– tha ai, citon Daily Mail. “Ne kemi këto ndarje në politikë, të cilët ata janë të bindur se mund t’i shfrytëzojnë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *