Kryeministri i Hungarisë e ka etiketuar planin e BE-së për ta kushtëzuar qasjen në financimet e Brukselit, me pranimin e kushteve të shtetit të së drejtës si ‘shantazh’. Ai më pas e krahasoi Brukselin me Bashkimin Sovjetik.
Viktor Orban, kryeministri Hungarez, i tha radios shtetërore në fundjavë se vendi i tij nuk mund të pranojë planet e BE-së për të lidhur qasjen në fondet evropiane me kriteret e sundimit të ligjit.
Më 5 nëntor, udhëheqësit evropianë ranë dakord që cikli tjetër buxhetor shtatë-vjeçar do të kushtëzohet nga sundimi i ligjit. Do të thotë që nëse buxheti në tërësi pranohet nga një shtet anëtar, BE-ja do të jetë në gjendje të shkurtojë fondet për qeveritë që nuk respektojnë shtetin e së drejtës.
Kryeministri tha se ai foli me kancelaren gjermane Angela Merkel të enjten dhe ripohoi kundërshtimet e tij ndaj planit.
Ai i tha Merkelit se nëse kjo rregullore, e paraqitur nga Parlamenti Evropian dhe presidenca gjermane, miratohet, ‘atëherë ne kemi bërë Bashkimin Sovjetik jashtë BE’.
Kjo nuk është ajo që donim. Ne nuk krijuam BE-në për të patur një Bashkim të dytë Sovjetik.
Orban plotësoi vërejtjet e tij duke thënë se ishte zakon që Bashkimi Sovjetik të vendoste kushte subjektive për të ndëshkuar republikat dhe qeveritë komuniste.