Vendosni fjalën kyçe....

Pampuri nxjerr videon: 13 ambulanca prisnin në radhë në mesnatë tek Infektivi


Ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri ka publikuar një video nga spitali Infektiv dhe thotë se mesnatën e kaluar 13 ambulanca me pacientë me COVID-19 ishin rreshtuar në pritje.

“13 ambulanca prisnin në radhë mesnatën e sotme tek infektivi. Sirenat e tyre janë alarm i dështimit të Edi Ramës me pandeminë. Njerëzit përfundojnë në spital, edhe sepse Instituti i Shëndetit Publik nuk e bën detyrën e vet. “– shkruan Pampuri krahas videos.

Ajo përmend tre detyrat që sipas saj ISHP nuk i ka kryer. Pampuri thotë se ISHP: Teston shumë pak; Vonon përgjigjen deri në 10 ditë; Nuk teston për të ndërpreë zinxhirin e infektimeve.

Pampuri thotë se kjo gjendje mund dhe duhet të ndryshojë vetëm me votë më 25 prill.

“Menaxhimi i keq, vjedhja edhe në situatë pandemie, na ka sjellë në këtë gjendje , ku njerezit harxhojnë të paktën 100 mijë lekë për një test dhe nuk marrin asnjë rimbursim, vetëm seppse Edi Rama është i paaftë të qeverisë.

Shqiptarët nuk duhet të paguajnë më dështimet e kësaj qeverie dhe të këtijkryeninistri. Duhet ta ndryshojmë këtë gjendje me votë në 25 Prill.”- shkruan ish-deputetja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *