Vendosni fjalën kyçe....

Quajti Vuçiçin ‘këlysh i Rusisë’, ministres së Jashtme të Kosovës i bllokojnë llogarinë në “Facebook”


Pak ditë pas deklaratave ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç, të cilin e quajti “këlysh i Rusisë”,

Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla, thotë se llogaria e saj në Facebook është hakuar dhe bllokuar.

Lajmin e konfirmoi vetë ajo me anë të një postimi në Twitter, ku shprehet se kjo i ka ndodhur pas deklaratës për presidentin serb Aleksandar Vuçiçin, të cilin e quajti “këlysh i Rusisë”.

 “Politika e këlyshëve rusë’ më la pa hyrë në llogarinë time të Facebook.”- shkruan ajo.

Presidenti serb kishte deklaruar se nëse nuk do ketë marrëveshje me anë të dialogut me Kosovën, mund të niste edhe lufta mes dy vendeve. Vuçiçi e krahasoi konfliktin me Kosovën, me atë që po ndodh mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Pas deklaratave të Vuçiçit, ministrja Haradinaj reagoi ashpër, duke e quajtur atë “këlysh të Rusisë”. Sipas saj, ai po kërcënon jo vetëm Kosovën, por të gjithë NATO-n.

“Politikat e këlyshit të Rusisë dhe qasja e tij është qartësisht kundër vlerave të BE-së dhe NATO-s si dhe politikave të sigurisë në Ballkan”, shkruante Stublla në Twitter. Ajo shtonte: “Pasi nxiti luftimet në Nagorno-Karabak me armët serbe, tani Vuçiç, ministri i Informacionit i Milosheviçit, kërcënon të gjithë NATO-n dhe vendet fqinje se do të vazhdojë të përgatitet ushtarakisht për luftërat e reja në Ballkan”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *