Vendosni fjalën kyçe....

Raketa e “SpaceX” nis me sukses katër astronautët në hapësirë


“SpaceX”, kompania e raketave e Elon Musk, ka nisur mbrëmjen e kaluar katër astronautë drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar. Siç shkruan Reuters, ky është misioni i parë i plotë i NASA-s që dërgon një ekuipazh në orbitë në bordin e një anije kozmike private.

https://www.youtube.com/watch?v=wxbW7ImCaK0&feature=emb_title

Kapsula e Crew Dragon, të cilën ekuipazhi e ka quajtur Resilience, u ngrit në 19:27 (sipas orës lokale) nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Cape Canaveral, Florida.

Nisja ishte planifikuar fillimisht për të shtunën, por u shty për shkak të parashikimeve të erërave të forta

RT shkruan se katër austronautët Michael Hopkins, Victor Glover dhe Shannon Walker i NASA-s, si dhe Soichi Noguchi nga Agjencia Hapësinore Hapësinore e Japonisë (JAXA), janë planifikuar të kalojnë gjashtë muaj në bordin e ISS-së. Ata do të bashkohen me ekuipazhin ekzistues, mes të cilëve përmendim kozmonautët rusë Sergej Ryzhikov dhe Sergey Kud-Sverchkov si dhe astronauten e NASA-s Kate Rubins.

Kjo nisje është vlerësuar nga NASA si historike, pasi është hera e parë që një anije kozmike komerciale po përdoret në një mision të ISS-së ndërsa u kthen zyrtarisht amerikanëve aftësinë për t’u nisur në hapësirë, pas gati 10 vitesh. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *