Romina Kuko, Zv.Ministër i Brendshëm është zgjedhur Kryetar i Këshillit Bashkiak i Tiranës.
Kuko ka zëvendësuar në këtë post Toni Gogun i cili vetëm pak ditë më parë u zgjodh Prefekt i Tiranës.
Kuko në zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të kaluar u zgjodh anëtare e këshillit bashkiak.
Romina Kuko është Zëvendësministër i Brendshëm që nga 9 Tetori 2017.