Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Dashamir Peza, pohoi sot se e kishte takuar Milaim Bellanicën, personin që akuzon kreun e PD-së, Basha për zhdukjen e kasetës së maskarës së Krushës.
Gjatë intervistës për News24, Peza, thekson rolin e tij si përkthyer në ekipin e BBC-së në takimin me Bellanicën në Kukës në vitin 1999.
Po kështu ai tregon se kaseta ka qenë rreth 40 minuta e gjatë por BBC-ja vendosi të bënte një përmbledhje të shkurtër për ta transmetuar për publikun.
“Bëhej fjalë për një material 40 minuta. Është marrë kaseta nga ekpi i BBC dhe është përgatitur një kronikë. Unë kam qenë në rolin e prkthyesit në atë takim në Kukës. Duhej që edhe materiali të mos terrorizonte publikun edhe lajmi të jepej. Për këtë arsye u vendos që të bëhej një përmbledhje. Kjo kasetë është bërë e qartë që ai po ia dhuron BBC. BBC ia ka bërë të qartë se ata nuk blejnë lajme. BBC-ja këtë ia ka ofruar zyrës së OKB-së e përtej kësaj unë nuk di asgjë.” – tha Peza gjatë intervistës.
Lidhur me akuzat e Bellanicës ndaj kreut të PD-së, Basha, Peza tha se nuk ishte në dijeni të tyre dhe se nuk e kishte takuar më kurrë Bellanicën.
Po kështu, ish-deputeti i PS-së, tha se asokohe ai nuk e njihte Bashën, që punonte në strukturat e UNMIK-ut.
“Akti i Milaimit është shumë heorik. Ka vënë në rrezik jetën e tij dhe të familjes së tij sepse nëna ishte ajoi që e mbante kasetën. Deri dje kam qenë krenar që kam qenë pjesë e asaj historie edhe pse tani lajmi ka marrë një rrjedhë krejt të padëshiruar. Loja me personalitetin e tjetrit është kthyer në diçka pa princip. Nëse deri dje isha krenar, sot them pse fati më bëri pjesë të asaj kasete. Milaimin as nuk e kam takuar asnjëherë, s’kam pas kontakte edhe pse kam pasur dëshirë. Nuk kam asnjë lloj dijeni për këto rrethana për deklaratat e Bellanicës se ia ka dhënë Bashës kasetën. Në atë kohë se kam njohur kush ka qenë Lulzim Basha. Nuk kam qenë pjesë e intervistavve që Bellanica ka dhënë për OKB-në e institucionet e tjera ndërkombëtare.” – the Peza.