Vendosni fjalën kyçe....

VËZHGIMI – Si e censuruan intervistën e Dash Pezës mediat pro qeveritare


Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Dash Peza, dha ditën e sotme një intervistë ekskluzive në Neës24 për të sqaruar pozicionin e tij lidhur me çështjen e kasetës së masakrës së Krushës.

Gjatë intervistës, Peza tha se në vitin 1999 ai ka qenë në Kukës me grupin e BBC në rolin e përkthyesit. Aty gazetarët e BBC janë takuar me Milaim Bellanicën, personin që akuzon kreun e PD-së, Basha, se ka zhdukur kasetën e masakrës.

Peza pohoi se kasetën e plotë të Bellanicës, rreth 40 minuta të gjatë, e kishte marrë ekipi i BBC që më pas mund ta ketë dërguar në OKB. Këto pohime të Pezës nxjerrin dy përfundime të rëndësishme.

E para, përgënjeshtrojnë numri dy të PS-së, Taulant Balla, sipas të cilit kasetën e plotë e ka Basha dhe ai duhet ta nxjerrë.

Dhe e dyta se akuzat e Bellanicës, Top-Channel dhe mediave të tjera pro qeveritare janë të pavërteta.

Të njëjtat media pro qeveritare e censuruan intervistën e Dash Pezës sot. Këtu bëjnë pjesë Top-Channel i Ben Blushit, Shqiptarja.com e Karlo Bolinos e Gazeta Tema e Mero Bazes. Përjashtim bën TV Klan, që ka qëndruar larg kësaj teme.

Klan nuk ka publikuar as akuzat e Milaim Bellanicës apo Taulant Ballës ndaj kreut të PD-së, Basha dhe as intervistën e Dash Pezës sot. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *