Vendosni fjalën kyçe....

Basha i përgjigjet Ramës: Merresh me trillime, kur ekonomia jonë është në kolaps


Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama i përsëriti edhe një herë akuzat se kishte fshehur kasetën origjinale të pamjeve nga masakra e Krushës të filmuara nga kameramani amator Milaim Bellanica.

Basha thotë se kryeministri po merret me trillime, në vend që të bëjë punën e tij. Ai thotë se ekonomia është në kolaps dhe familjet shqiptare po vuajnë nga kriza për shkak se kryeministri nuk u jep ndihmë ekonomike. Kryedemokrati zotohet se kur të vijë ai në pushtet do e ndryshojë këtë dhe do sigurojë ndihmë financiare për çdo familje.

“Ndërsa Rama merret vetëm me trillime dhe gënjeshtra kundër meje, ekonomia jonë është në kolaps. Studimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar tregon se Shqipëria është ekonomia më pak e kredituar në Ballkan.

Për 7 vite me radhë Rama e shkatërroi ekonominë. Kjo është arsyeja pse Rama nuk jep ndihmë financiare për familjet që vuajnë nga kriza. Shqipëria është vendi që u jep më pak ndihmë ekonomike qytetarëve të saj!

Ne do ta ndryshojmë këtë. Ne do ndihmojmë të gjithë qytetarët, biznesin, të vetëpunësuarit, dhe do të sigurojmë ndihmë financiare për çdo familje. Bashkë do sjellim shpresë të re për Shqipërinë!”– shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *