Vendosni fjalën kyçe....

Dy dokumentet e ortakërisë së Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës me inceneratorët


Televizioni Top Channel që drejtohet nga Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha është vënë në shërbim të një koncesioni që paguhet nga taksat e qytetarëve.

Ortakeria e Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës me Klodian Zoton e Mirel Mërtirin shpjegon edhe faktin pse Top është vërsulur në mbrojtje të të PPP apo koncesionit që do paguhet nga taksat e shqiptarëve, 178 milionë euro.

CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive se dy aksionerët e kompanive që kanë marrë me koncesion inceneratorët, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, janë bashkëortakë me drejtorin e Top Channel, Ben Blushin.

Dokumenti i parë tregon ortakërinë në Bullgari të Mirel Mërtirit me Eva Blushin, bashkëshorten e Ben Blushit në kompaninë “EM Kapital Group” në Bullgari.

Më pas kjo kompani vjen në Shqipëri dhe blen 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe dhe që ka të njëjtët pronarë me Top Channel.

Pra kemi dy dokumente zyrtarë që tregojnë se gruaja e Ben Blushit dhe Klodian Zoto e Mirel Mërtiri janë ortakë me Vjollca Hoxhën e Top Channel dhe fëmijët e saj.

Pra, Ben Blushi është drejtor i Top Channel dhe ortak me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, por edhe me Vjollca Hoxhën tek “Lori kafe.

Me këto dy dokumente shpjegohet lehtësisht gjithçka, Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi nëpërmjet bashkëshortes së tij janë ortakë me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin.

Tashmë në mbrojtje të inceneratorëve po flet Top Channel ose media që ka ortakë pronarët e inceneratorëve.

Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi nuk po bejne asgjë tjetër thjesht avokatinë e ortakëve të tyre të cilët do marrin nga taksat e shqiptareve 178 milionë euro dhe me to do paguajnë Top Channel.

VINI RE: Artikulli është pronësi intelektuale e CNA.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *