Vendosni fjalën kyçe....

‘Facebook’ dhe ‘Twitter’ vazhdojnë censurën kundër Donald Trumpit


Ndërkohë që presidenti amerikan Donald Trump vijon të ngrejë dyshime në lidhje me zgjedhjet presidenciale dhe projeksionet e medieve për zgjedhjet, mjeshtrat e Medieve Sociale kanë vazhduar t’i etiketojnë postimet e presidentit si dizinformuese për të ulur angazhimin e tyre dhe përhapjen virale.

Breitbart News ka raportuar vazhdimisht që mediat sociale e kanë rritur censurimin e tyre mbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Twitter deklaroi javën e kaluar se kishte vendosur paralajmërime në 300,000 postime nga data 27 tetor deri më 11 nëntor, për shkeljen e rregullave në lidhje me dezinformimin mbi zgjedhjet. Twitter gjithashtu implementoi një veçori të re mbi rishpërndarjet, që kërkonte nga përdoruesit të shtonin komentet e tyre para se të rishpërndanin një postim në platformë.

Breitbart shkruan se mes ditës së zgjedhjeve dhe të premten e javës së kaluar, Twitter-i vuri paralajmërime në rreth 34% të postimeve dhe rishpërndarjeve të presidentit Trump duke i konsideruar ato “të diskutueshme”. Breitbart News ka vërejtur se 25 nga postimet e presidentit Trump nëpër Twitter dhe Facebook ishin etiketuar ose kontestuar brenda 24 orësh.

Në një nga këto postime, Trump deklaronte se ai fitoi zgjedhjet dhe Twitter e etiketon duke vënë njoftimin se “burimet zyrtare” i kishin parashikuar zgjedhjet ndryshe. Por kur klikoni në etiketë, faqja ku Twitter i drejton përdoruesit të çon në këto “burime zyrtare”: NBC News, Associated Press dhe një postim nga kandidati demokrat Joe Biden dhe Kamala Harris, të cilët deklarojnë fitoren.

Presidenti Trump ka bërë thirrje për hetime pasi pretendon se janë bërë mashtrime në shumë shtete me zgjedhjet, që ende nuk kanë shpallur zyrtarisht fitues asnjërin prej kandidatëve.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Breitbart News/ Përshtati në shqip Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *