Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, bëri bilancin e procesit të Rindërtimit lidhur me iinfrastruturën e shkollave.
Kushi tha se janë 140 shkolla që do ndërtohen me procesin e Rindërtimit, ku 36 prej tyre do jenë gati brenda këtij viti, ndërsa pjesa e mbetur do bëhen gati brenda vitit të ardhshëm.
“140 shkolla janë në procesin e Rindërtimit, po punohen shumë intensivisht, 36 shkolla do të jenë të përfunduara deri në fund të këtij viti, 12 prej tyre në 26 nëntor, ndërkohë që shkollat e tjera do të jenë brenda vitit të ardhshëm. Për çdo shkollë ka një projekt të caktuar dhe një afat të caktuar, se duhen shpejt dhe me standarde. Ka një plan për secilën nga shkollat“- tha Kushi në një intervistë për Report TV.