Një studim i ri ka zbuluar se vetë mutacioni që lejoi SARS-CoV-2 të përhapet aq shumë në popullatën njerëzore mund të jetë gjithashtu thembra e Akilit për vaksinat e ardhshme kundër tij.
Një nga llojet e fundit të koronavirusit dhe aktualisht më i zakonshmi në botë, quhet D614G.
Përmes testeve mbi brejtësit, studiuesit në Universitetin e Karolinës së Veriut dhe Universitetin e Wisconsin-Madison kanë zbuluar se ky lloj specifik shtohet më shpejt dhe përhapet më lehtë sesa varianti origjinal, i cili u shfaq në Kinë në fillim të pandemisë.
D614G kalon virusin e tanishëm me rreth 10-fish, për shkak të aftësisë së zgjeruar të infiltrimit të proteinave ‘thumb’, e cila lejon virusin të ketë qasje të lehtë te qelizat njerëzore.
Sipas një studimi të fundit të botuar më 12 nëntor, sëmundja e shkaktuar nga D614G u zbulua se u përhap më shpejt por nuk rezultoi në raste të rënda, ndërsa ishte gjithashtu pak më e ndjeshme ndaj ilaçeve duke përfshirë trajtimet e antitrupave.
Yoshihiro Kawaoka, një virolog në Universitetin e Wisconsin-Madison, zhvilloi një seri eksperimentesh duke përdorur variantet origjinale dhe ato me mutacione të koronavirusit mbi brejtësit, për të studiuar si ashpërsinë e simptomave që rezultojnë pas infektimit edhe infektivitetin.