Vendosni fjalën kyçe....

Si u harruan pamjet e njerëzve që vdisnin befas rrugëve, çuditë e Covid-19 në Kinë


Në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit, në Kinë filluan të shfaqen pamje të pazakonta e të frikshme. Njerëzit rrëzoheshin befas përtokë duke vdekur, pamje të denja për ndonjë film hollivudian.

Pamjet të tilla u shfaqën shpesh për disa javë radhazi e më pas dalëngadalë u shpërndanë nga mediat në mbarë botën. Autoritetet kineze njoftuan asokohe se një virus i ri ishte shfaqur dhe se ai ishte tejet i rrezikshëm.

Koronavirusi i ri, që zyrtarisht është shpërndarë nëpërmjet një personi që ka konsumuar një lakuriq nate të infektuar, u shpërnda nga Kina në vendet fqinje e më pas mbërriti në kontinentet e tjera.

Kina vendosi menjëherë si masë parandaluese karantinën e plotë, gjë që u vlerësua nga OBSH-ja e disa revista shkencore ndërkombëtare. Pas një rrijtjeje rastesh në ditët e para, me pikun që arriti në 12 shkurt 2020, nga fillimi i marsit, Pekini zyrtar ka raportuar një numër tejet të vogël rastesh me Covid-19, që mund të numërohen me gishtat e dorës.

Kjo është diçka e pazakontë nëse kihet parasysh se Kina ka një popullsi prej rreth 1.4 miliard banorësh. Mjafton të përmendim se ditët e fundit Kina njofton se ka pasur më pask se 40 raste në tre ditë. Prej javësh në rrjetet sociale janë shfaqur pamje të kinezëve që shkojnë në punë, bëjnë jetë nate ose marrin pjesë në festime masive pa respektuar asnjë masë të distancimit social.

Europa e SHBA

Një pamje krejt e ndryshme është vërejtur në pjesën tjetër të botës. Italia ishte ndër vendet e para që u prek nga Covid-19 e pas saj Franca, Britania e Madhe, Gjermania e Spanja në Europë si dhe SHBA-ja në Amerikën e Veriut.

Italia ishte vendi më i prekur javët e para të Covid-19. Ajo raportonte zyrtarisht numra të klartë vdekjesh e të prekurisht duke vendosur sipas modelit kinez, një karantinë të rreptë.

Modeli u ndoq më pas edhe nga vendet e tjera që nxorrën ligje të veçanta për të frenuar përhapjen epandemisë. Ndër masat që u vendosën ishte karantina e plotë ose e pjeshme, mbyllja e dyqaneve, shkollave, universiteteve, biznesve të ndryshme, ndalimi i grumbullimeve për protesta apo festime etj.

Megjithatë duhet theksuar se në asnjë vend tjetër në Europë apo kontinente të tjera nuk janë parë persona që rrëzohen befas teksa ecin në rrugë e vdesin rrugëve. Pamje të tilla janë shfaqur ekskluzivisht vetëm në Kinë.

Nëse justifikimi i vënies nën kontroll të Covid-19 nga Kina me anë të maskave merret si i vërtetë, kjo gjë nuk vlen për Europën e SHBA-në. Në shumë vende europiane, maska ka kohë që është pjesë e pandarë e qytetarëve dhe përdorimi i saj është detyrim. Por pavarësisht kësaj, numrat e të prekurve janë zyrtarisht në rritje.

Në SHBA, me shfaqjen e pandemisë, pak muaj para zgjedhjeve presidenciale, një pjesë e mirë shtetesh të drejtuar nga Guvernatorë demokratë zbatuan karantinën sipas modeleve të vendeve të tjera ndërkohë që presidenti Trump në dhjetëra raste e ka emërtuar Covid-19 si virusin kinez, të shpërndarë qëllimisht.

Pas një lehtësimi të masave në mbarë Europën e Amerikën e Veriut gjatë muajve të verës, javët e fundit Europa u është rikthyer masave shtrënguese duke deklaruar se po përballet me valën e dytë të Covid-19.

Ndërsa gjatë valës së parë të pandemisë, në asnjë vend nuk pati reagime me vendosjen e karantinës dhe masavë të tjera, muajt e fundit në shumë vende ka pasur protesta masive të qytetarëve e bizneseve që i kundërshtojnë masat shtrënguese të qeverive ku përfshihen karantina, mbyllja e bizneseve, universiteteve, ndalimi i grumbullimit të njerëzve në festa familjare e protesta, etj.

Pas shfaqjes së pandemisë, ka pasur një grup të madh mjekësh e shkencëtarësh në mbarë botën që kanë vënë në dyshim masat e marra nga qeveritë lidhur me pandeminë duke i quajtur të tepruara ato si dhe numrin e vdekjeve të raportuara nga autoritetet respektive të vendeve përkatëse. Megjithatë një pjesë e mirë e këtyre deklarimeve janë censuruar nga Facebook, Twitter e Youtube.

OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka vlerësuar lart reagimin e Kinës ndaj pandemisë. Fillimisht institucioni i drejtuar nga Tedros Adhanom tha se nuk bëhej fjalë për një pandemi dhe vetëm pasi ajo u përhap në një numër të madh vendesh vendosi ta deklarojë atë si të tillë.

Përveç kësaj OBSH-ja ka qenë krejt jokoherente me këshillat e dhëna lidhur me frenimin e përhapjes e virusit duke ngjallur jo pak konfuzion. Ndëra fillimisht u tha se maskat nuk mbronin nga virusi, pak më vonë ato u bënë të detyrueshme. E njëjta gjë ishte me dorezat mbrojtëse. Fillimisht u tha se ato duheshin, por më vonë u ndryshua qnëndrim duke thënë se ato madje mund të ishin të dëmshme.

Vaksinat

Gara për prodhimin e vaksinave ka parë qindra përpjekje në mbarë botën megjithatë deri tani, Rusia me dy vaksina, Kina dhe kompanitë Pfizer-BioNTech pretendojnë se kanë një vaksinë të efektshme kundër virusit. Në deklarata të herëpashershme, miliarderi Bill Gates ka deklaruar se pa u shpikur vaksina kundër Covid-19 dhe pa  përdorur masivisht, njerëzimi nuk do mund t’i kthehet normalitetit.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *