Vendosni fjalën kyçe....

Partia “LIBRA” e Ben Blushit: Jemi kundër inceneratorëve që ndërton Vjollca Hoxha


Partia e Ben Blushit, Libra, në vitin 2016 i quante incineratorët afera korruptive. Por Blushi tashmë i Top Channel është një mbështetës dhe ortak me pronarët e iniceratorëve.

Libra në vitin 2016 në një material të publikuar në faqen online të saj një shkrim ku thotë se inineratorët e Fierit dhe Elbasanit “janë aferë korruptive që rëndon xhepat e qytetarëve”.

Dhënia me koncesion për ndërtimin e  incineratorët në Elbasan e Fier nuk është gjë tjetër veçse një aferë korruptive e cila rëndon xhepat e qytetarëve”-shkruhet në artikullin e Libras.

Por disa vite më vonë vetë bashkëshortja e Benit, Eva Blushi është ortake në në kompaninë “EM Kapital Group” në Bullgari me Mirel Mërtirin me këtë të fundit që së bashku me Klodian Zoton janë ortakë në koncesionet e incineratorët.

Faksimile e CNA treguese e ortakërisë mes Eva Blushit, Mirel Mertirit dhe Klodian Zotos

Më pas kjo kompania EM Kapital Group vjen në Shqipëri dhe blen 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe dhe që ka të njëjtët pronarë me Top Channel.

Kontrata me EM Capital dhe Lori Caffe

Bashkëshortja e Ben Blushit i cili mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel është ortake me Mirel Mërtirin i cili është ortak me Klodian Zoto që kanë me koncesion incineratorët dhe janë ortakë me Vjollca Hoxhën që është pronare e televiozionit ku punon themeluesi i Librës që 4 vite më parë i quante incineratorët korruptive.

Një thyerje drastike në qëndrimin e Blushit të Librës i cili në 4 vite duket që jo vetëm ka ndryshuar qëndrim por edhe është bërë ortak në “aferat korruptive” siç ai i quante në vitin 2016, koncesionet e inicineratorëve./Hashtag.al.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *