Këto ditë kanë qenë plot ngjarje për CEO-n e kompanisë “Tesla”, Elon Musk.
Së pari miliarderi rezultoi pozitiv për Covid-19, së dyti kompania e tij e raketave nisi katër astronautë në hapësirë dhe të hënën kompania e tij e prodhimit të makinave elektrike “Tesla Inc.” u përfshi në indeksin e Standard & Poor të kompanive më të mëdha të tregut në SHBA.
Falë këtyre zhvillime, Elon Musk ka përjetuar një rritje prej 15 miliardë dollarësh të pasurisë së tij.
Sipas Bloomberg, Musk është gati të bëhet personi i tretë më i pasur në botë, duke kapërcyer Mark Zuckerberg.
Aksionet e kompanisë u rritën për 14 për qind pasditen e kaluar, duke e rritur vlerën neto të Musk në 117.5 miliardë dollarë, sipas Bloomberg.
Pasuria e tij është rritur me 90 miliardë dollarë këtë vit, fitimi më i madh I shënuar për këtë vit në renditjen e 500 njerëzve më të pasur në botë.