Vendosni fjalën kyçe....

Rama: As në Komunizëm nuk u garantua 24 orë ujë për të gjithë


Kryeministri Edi Rama ka folur sot mbi punimet dhe kantieret e hapura për furnizimin me ujë të pijshëm në të gjithë vendin.

Ai thotë se brenda vitit 2021 do të ketë 24 orë furnizim më ujë të pijshëm në 55 zona të mëdha urbane.

“Në vitin 2021 do të alookohen 52 milionë euro dhe investime të huaja 46 milionë euro. Sot që flasim ka 23 zona urbane me 24 ujë furnizim me ujë.  Deri në vitin 2021 furnizimi do të jetë një realitet për të gjitha zonat urbane të Shqipërisë, duke përfshirë që nga Laçi në Kavajë, që nga Fushë-Krujë në Berat e me radhë. Tirana është një histori në vetë ku ka një rritje të furnizimit me ujë të pijshëm, nga 7 orë furnizim mesatarisht,sot vetëm Bovilla furnizon 16 orë në ditë kryeqytetin.”- tha Rama.

Ndërsa brenda vitit 2022 do ketë furnizim me ujë në 24 orë, në mbi 200 zonat rurale më të populluara të vendit.

Rama bëri krahasime me kohën e Komunizmit, duke thënë se as atëhere nuk ishte garantuar furnizimi me ujë 24 orë për të gjithë.

“Shumëkush që ndjek faqen time, që përfaqëson edhe një kategori të opinionit publik ngre pyetje me ironi se si ka mundësi që akoma flasim për ujë të pijshëm kur bota po shkon në Hënë.

E vërtetë është në fakt që bota ka shkuar me kohë në Hënë por në sistemet tona të ujit të pijshëm duhet të kemi parasysh një pasqyrë të posaçme në raport me Evropën. Rrjetet janë të ndërtuara në vitet 1960-1970.

As në vitet e komunizmit nuk është garantuar furnizimi me ujë 24 orë për të gjithë, as në vitet e Komunizmit nuk është rrjetëzuar një sistem ujësjellësi nga qendra në çdo pikë të banimit të Shqipërisë dhe për më tepër ne në 25 vjet pas rënies së Komunizmit kemi filluar të prekim një sistem furnizimi me ujë ku kemi pasur dhe akoma sot aty ku vazhdon puna ka depo dhe tubacioneve të viteve 60-70.

Është një reformë tërësore dhe një nga 5 kolonat e përcaktuara në objektivat tona. Nuk ka të bëjë thjesht me investimet por edhe me konsolidimet financiare të ndërmarrjeve të ujësjellësit.”– deklaroi Rama në një konferencë për shtyp nga Kryeministria.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *