Vendosni fjalën kyçe....

Rama përsërit thirrjet për Bashën: Shpjegohu, e ke për detyrë


Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme për mediet, ka folur përsëri mbi akuzat ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha lidhur me hetimet për UÇK-në, duke i kërkuar edhe një herë tjetër të shpjegohet publikisht.

Sipas Ramës, për shkak të detyrës së tij si kreu i PD-së Basha e ka për detyrë të japë sqarime lidhur me këto akuza.

Rama thotë se kjo këmbëngulje nga ana e tij, për t’i kërkuar Bashës të japë sqarime nuk ka lidhje me politikën e përfshirjen e Kosovës në fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit. Ai e cilësoi si absurde që Basha nxjerr partinë që t’i dalë në mbrojtje. Rama këmbëngul se e ka për detyrë si kryeministër që është, që ti kërkojë Bashës të japë shpjegime, edhe pse “nuk dëshiron” që këto akuza të jenë të vërteta.

Kreu i qeverisë thotë se po të pyetej për vendime të marra në qeverisjen e Fatos Nanos, ai do jepte shpjegime para publikur edhe pse s’ka qenë ai drejtues i partisë në atë kohë.

DEKLARATA E RAMËS

Gjykimi im është shumë i thjeshtë. Një përfaqësues i një familjeje, i një ndërmarrjeje, i një organizate, i një medieje, për më tepër një përfaqësues i një numri të caktuar qytetarësh dhe aq më shumë akoma përfaqësues i një partie politike, që për më tepër akoma pretendon të qeverisë vendin ka një detyrë të patjetërsueshme: të mbajë qëndrime dhe të shikojë në sy njerëzit dhe të thotë atë që i takon në raport me çështje të caktuara dhe në raport me çështje që lidhen me të.

Nuk flasim këtu për jetën private. Jeta private e secilit është në këndvështrimin tim është e secilit. Nuk është çështje publike. Nuk flasim këtu për punët private të askujt, këtu flasim për një detyrim shumë të thjeshtë, që një lider, një drejtues, një përfaqësues ka: të shpjegohet.

Patjetër që në këtë rast unë nuk jam aspak i dëshiruar të jenë të vërteta këto akuza që nuk i bëj unë, unë s’kam bërë asnjë akuzë. Më thoni çfarë akuze kam bërë unë? I bëjnë njerëz që as nuk i njoh dhe as nuk i kam takuar kurrë. Nuk dua që të jenë të vërteta.

Nuk është detyrim që mund të kryhet duke më sharë mua, as duke i bërë bisht, as duke ngritur partinë të bëjë deklarata. Është detyrimi im në pozicionin që unë kam, që Lulzim Bashës i them shpjegu.

Nëse PS-ja, në kohën kur drejtohej nga Fatos Nano ka mbajtur një qëndrim të caktuar që bie ndesh me interesin kombëtar dhe nëse më pyesni mua për atë qëndrim, unë kam detyrim të mbaj një qëndrim. Pavarësisht se nuk kam qenë unë në atë parti. Dhe PD bashkë me LSI kanë votuar për rezolutën e KE-së të ngritur mbi bazën e raportit famëkeq të Dick Martyt. Pse?

Kemi qenë dy palë shqiptarë në Strasburg dhe kemi votuar në dy mënyra të ndryshme për një çështje që do e kemi gjithmonë pjesë të kësaj historie.  Kshu që PSE? Mund të ketë argumente. PSE votoi PRO. PSE.?Ta thonë. Këto janë thjesht dhe vetëm në funksion të detyrës që unë kam. Të gjitha të tjerat që kjo po përdoret për zgjedhje, për politikë, që këtu po kërkohet të përfshihet Korova në fushatë në Shqipëri… janë të gjitha dokrra që nuk kanë të bëjnë me arsyen pse unë ngre këtë çështje. Ne ngrejmë këtë çështje. Dikush që pretendon të ngrejmë shtëpinë tonë të përbashkët nuk mund t’i bëjë bisht shpjegimit.

Nuk mund të bëhet kjo duke thënë se këtu ka një teori konspiracioni dhe një komplot mes Edi Ramës dhe Top Channelit. Kjo nuk funksionon. Seçfarë bën Edi Rama, nuk mund ta gjykojë këtë Lulzim Basha në kushtet kur duhet të shpejgojë se çfarë ka bërë ai, jo çfarë bëj unë.

Është elementare, në gjithë botën funksionon kështu, është llogaridhënia përpara njerëzve. Nuk do ta dish ti se çfarë thotë Lulzim Basha nga A tek ZH dhe jo Edi Rama apo një media tjetër? Patjetër që do. Kjo është arsyeja pse unë e ngre këtë çështje.

Është karakteri i lidershipit që gjithmonë testohet dhe është përpara njerëzve. E quan arrogant, e quan të përulur etj, etj, këto janë të gjitha vlerësime por është e pamundur në vlerësimin tim që një drejtues që pretendon të qeverisë vendin mos të ketë këtë tipar të karakterit që të mos dalë të përballet me çështje me karakter publik dhe jo më me çështje që e prek atë vetë.

Unë mbase e kam të ekzagjeruar që i dal çdo gjëje përballë vetë. Por ti ikësh, ti bishtnosh, të vë unë PS që ti vërë vulën dhe të nxjerrë logon për atë që do të bëj unë? Është shumë e rëndësishme gjithë kjo për te gjithë njerëzit. Minimalisht ne kemi detyrën të themi atë që ne mendojmë. Unë  u zgjata pak por besoj se jam i qartë. Nuk kam unë akuza. Akuzat konfirmohen nga heshtja e gjatë, shmangia e përballjes me to dhe kundërakuzat me ata njerëz. Unë nuk e kuptij se çfarë faji kanë ata njerëz që i adresohen Lulzim Bashës. Pse nuk i adresohen dikujt tjetër? Pse qenkan mashteruaes ata njerëz? Si mund të jem unë i interesuar ta dëmtoj Lulzim Bashën në një pikë që ai bëhet i papërdorshëm? Unë jam më i interesuari që ai të jetë ipërdorshëm. Është një lule që nuk këputet nga pikëpamja e lojës politike. Por kjo nuk është lojë politike por parimore dhe kjo nuk zgjidhet duke më sharë mua.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *