Ministrat e çështjeve evropiane zhvilluan një takim informal ditën e sotme ku diskutuan mbi të ardhmen e Bllokut, divergjencat e integrimit si edhe procesin e zgjerimit dhe bllokimin e buxhetit nga Hungaria dhe Polonia.
Ministri gjerman për çështjet evropiane Michael Roth, u ndal edhe te hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Roth tha se për Shqipërinë mbetet ende për tu plotësuar dy kushte formimi i Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimi i Kodit Zgjedhor.
Pyetja e drejtuar nga gazetarja Erisa Zyka për ministrin Roth. Z. Roth: Së pari, a shihni ndonjë shans për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nën Presidencën Gjermane dhe së dyti dhe po aq e rëndësishme për zhvillimin e Konferencës Ndër Qeveritare me Shqipërinë, ju thatë se ka disa kushte që duhet të plotësojë vendi dhe a mendoni ju se Presidenca Gjermane ka arritur të permiresoje qendrimin e disa shteteve anëtare që kanë një vlerësim më të rreptë në lidhje me përmbushjen e kushteve ne raport me atë të Komisionit Evropian? Si do të pasqyrohet kjo në draftin perfundimtar ?
“Ndjeva që takimi i sotëm ishte mënyrë për të parë nëse deri në fund të presidencës sonë, do te zhvillohet konferenca e pranimit. Me sa kuptoj i referoheni Shqipërisë dhe thatë se ka dy pika akoma. Ka dy çështje të pazgjidhura dhe përveç konkluzioneve të këshillit ne prill. Së pari, fakti nëse. Gjykata Kushtetuese do te vihet ne funksion dhe së dyti: Zbatimi i ligjit të ri zgjedhor. Sidoqoftë, arsyet fakti nëse negociatat do te hapen se shpejti natyrisht është një temë e vështirë dhe funksionimi e Gjykatës së Kushtetuese ka të bëjë me procesin e VETING. Më shumë gjyqtarë, më shumë prokurorë janë të nevojshëm për të zëvendësuar ata që lanë postin e tyre. Është një vend i vogël dhe kjo do të marrë ca kohë. Dhe sigurisht në një vend të polarizuar si Shqipëria ka konflikte politike. Kjo është e vërtetë për shumë vende.
Është e vështirë të arrihet konsensusi për ligjin zgjedhor por Shqipëria është në rrugën e duhur. Hapja e negociatave në fund të vitit është diçka që nuk mund ta them akoma. Të gjithë delegacionet sot shprehin mbështetjen e tyre për një arritjen e hapjes se negociatave me një përjashtim, Bullgarinë. Bullgaria iu referua pikave të cilat i konsideron si të rëndësishme. Javën e kaluar Presidenca Gjermane është përpjekur afroje disi pozicionet. Ne e kemi bërë këtë në javën e fundit, por nuk kemi arritur të bindim miqtë tanë Bullgarë që të bien dakord për hapjen negociatave, por mbështetemi në faktin se disa ditë, javë, në disa ditë dhe javë që do të mbeten, do të përpiqemi garantojmë për Ballkanin Perëndimor, por kjo do të varet shumë nga gatishmëria e të dy palëve për kompromis. Pra, ne po veprojmë si ndërmjetësues. Ne jemi duke punuar me Komisionin. Ne po përpiqemi të shkojme drejt nje qendrimi te arsyeshem, por nuk është vetëm në duart tona. Jo vetëm ne duart tona, por mesazhi i Ministrave të Çështjeve Evropiane ishte më se i qartë sot”-tha Roth.
Ndërsa zv.presidenti i Komisionit Evropian Maros Sefcovic tha se duhen dyfishuar përpjekjet për integrimin dhe se konferenca duhet të mbahet sa më shpejt.
“Duhen dyfishuar përpjekjet, në mënyrë që të gjitha shqetësimet e ngritura. Duam që konferenca ndërqeveritare, të mbahet sa më shpejt. Ne duam të japim një mesazh të qartë Ballkanit se vazhdon puna jonë, për integrimin e tyre“, theksoi Šefčovič.
Më tej Roth, tha se nuk është koha e duhur për ta kaluar çështjen e zgjerimit në Këshill.
“Ne e kemi bërë të qartë se duam mbi të gjitha stabilitetin në Ballkan. Ne e ndiejmë se tani nuk është kohë koha, për ta kaluar çështjen në Këshillin. Duam të dërgojmë mesazhin se Shqipëria dhe Maqedoni e Veriut kanë bërë mjaftueshëm“, tha Roth.