Vendosni fjalën kyçe....

Shfaqet në Bolivi virusi i ngjashëm me Ebolan, autoritetet japin alarmin


Shkencëtarët kanë dhënë alarmin mbi një virus të ngjashëm me Ebolan që është shfaqur në Bolivi, pasi është zbuluar se përhapet nga personi në person, duke vrarë tre në çdo pesë pacientë të prekur.

Virusi Chapare i ardhur nga brejtësit, u shfaq për herë të parë në vitin 2004 në provincën boliviane nga e ka marrë emrin, rreth 600 ilometra në lindje të kryeqytetit të vendit, La Paz.

Studimi i ri ka hedhur dritë mbi vdekshmërinë e sëmundjes dhe mënyrën se si ai përhapet nga pacienti zero.

Pas një shpërthimi të vitit 2019 në vend, studiuesit kanë zbuluar se, megjithëse vjen nga një familje virale ndryshe nga Ebola, ajo gjithashtu shkakton ethe hemorragjike duke çuar në dështim të organeve jetësore dhe më pas vdekjen e mundshme.

Tani për tani, nuk ka trajtim për Chapare jashtë hidratimit intravenoz dhe kujdesit mbështetës. Virusi shkakton ethe, dhimbje koke, dhimbje barku, skuqje dhe gjakderdhje të mishit të dhëmbëve dhe besohet se ka ardhur nga kontakti me urinën e miut ose jashtëqitjet e brejtësit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *