Vendosni fjalën kyçe....

Vajza e 69-vjeçarit që u hodh nga Infektivi akuzon: Fillimisht e lanë pa mjekim, më gënjyen për vdekjen


Vajza e Reshat Grembit ka hedhur akuza ndaj spitalit Infektiv lidhur me vdekjen e babait të saj para pak ditësh.

Viktima Reshat Grembi u hodh nga kati i dytë i spitalit ku po kurohej për Covid-19. Në një intervistë për News24, Esmeralda, thotë se që prej sjelljes së babait të saj te spitali Infektiv, ai është lënë pa terapi.

Ajo pretendon se në një telefonatë me të atin, ky i fundit i ka thënë se e kanë pa mjekim dhe se po vdiste. Ndërkohë pas futjes në oksigjen, Reshat Grembi, në një tjetër telefonatë me familjarët e tij thotë se ndihet më mirë.

“Po vdes, nuk më kanë dhënë asnjë lloj mjekimi. Këtë më tha babai në telefon. Mbaj përgjegjësi për këtë që po them. Për këtë që po flas jam shumë e bindur se telefoni është këtu. Ai ka qëndruar disa orë pa asnjë lloj terapie. Pasi e futën në oksigjen më tha po marr frymë, po ndihem mirë. Jam mirë, Zoti do bëjë mrekulli. Më merr infermieria dhe më thotë gjendja e Reshatit është pak më e mirë por mbetet kritike. Të martën në 7 të mëngjesit. Po vdes nuk ngopem më me frymë. Kjo ishte hera e fundit që dëgjova nga ai.” – tha ajo.

Më tej, vajza e Reshat Grembit hedh dyshime mbi vdekjen e të atit duke thënë se ia kanë mbajtur të fshehtë pas hedhjes së tij nga kati i dytë i Infektivit.

Ajo thekson se kur i shoqi ka vajtur në morg ditën e mërkurë, një ditë pasi viktima ishte hedhur nga Infektivi, atij i është thënë se trupi i të ndjerit ka shkuar në morg që të martën.

Ndërkohë që familja ë shtë njoftuar për vdekjen e tij një ditë më pas.

“Unë isha e bindur që babai kishte ndërruar jetë. Kur dhashë një deklaratë, shefja e Infektivit më mori brenda dhe më tha se babai ishte ende gjallë por në gjendje të rëndë. Të nesërmen na njoftuan se babai kishte ndërruar jetë. Kur im shoq shkoi te morgu, i thanë se trupi i babait kishte shkuar në morg që një ditë më parë.” – shtoi ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *