Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç pranon se kancelarja Merkel nuk e mbështet Beogradin për Kosovën


Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka pranuar se kancelarja gjermane Angela Merkel nuk e mbështet Beogradin për çështjen e Kosovës.

Vuçiç tha në një intervistë në “Happy TV” se për kancelaren gjermane Kosova “është punë e kryer, një shtet i pavarur”.

Megjithatë ai shtoi se Merkel “gjithmonë ka qenë e drejtë me Serbinë”.

“Ajo është e drejtë edhe në lidhje me Kosovën, ajo nuk është në anën tonë, por ajo ishte absolutisht e drejtë kur kemi biseduar për herë të fundit në Davos (në janar 2019). Ajo më tha ‘Nuk di çfarë t’ju them në këtë moment. Shikoni se si të ruhet paqja dhe stabiliteti”, tha Vuçiç, citon N1.

Presidenti serb gjithashtu tha se “nuk ka dyshim” se Gjermania ishte “mërzitur” për shkak të takimit të tij të planifikuar në fillim të korrikut në Shtëpinë e Bardhë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, takim që u shty më pas pas aktakuzës së ngritur kundër Thaçit për krime lufte.

Ai shtoi se kjo është e kuptueshme sepse “ekziston një antagonizëm i madh” midis Gjermanisë dhe administratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *