Nëntë persona kanë humbur jetë në vend 24 orët e fundit lidhur me pandeminë Covid-19.
Viktimat sipas njoftmit të Ministrisë së Shëndetësisë janë një 60-vjeçar nga Librazhdi, një 63-vjeçar, një 65-vjeçar, një 70-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçar dhe një 79-vjeçar nga Shkodra, një 70-vjeçar nga Durrësi, një 75-vjeçar nga Korça, një 81-vjeçar nga Gjirokastra.
Nga 2574 testime të kryera së fundmi janë gjetur 711 persona të prekur nga koronavirusi i ri.
Në tre spitalet që shërbejnë për të prekurit nga Covid-19 janë shtruar 420 persona nga të cilët 15 janë në terapi intensive me 6 të intubuar.