Policia ka vënë në pranga një djalë të ri në Fushë Krujë, pasi ai ishte nën kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazot”.
26-vjeçari me inicialet SH.M. akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një grua 30-vjeçare e cila vuan nga probleme të shëndetin mendor.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në vitin 2019.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Sh. M., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazot’.
Ky shtetas, në vitin 2019, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 30 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.”– thotë policia.