Ka nisur seanca në Gjykatën Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Prokuroria ka kërkuar që nisja e gjykimit të bëhet në qershor duke qenë se pritet të dëshmojnë një numër i madh personash.
Ndërsa avokati i ish-presidetit Thaçi ka kërkuar që gjykimi të mos filloj para 18 muajsh duke e hedhur poshtë propozimin e prokurorisë.
“Po jetojmë në kohë pandemie, 18 muaj do të na duhet përpara se të mendojmë për një gjykim. Propozimi im është që gjykimi të fillojë jo më herët se 18 muaj, nisja në qershor është absurd. Kjo është një çështje e komplikuar, nuk mund të nisë vitin e ardhshëm, por një vit më pas. Këto vlerësime të përafërta janë diskutuar edhe me kolegë të tjerë.” – theksoi avokati Hooper.
Ndërsa avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, e ka quajtur akuzën e prokurorisë të arnuar ndërsa vuri në dyshim vërtetësinë e dëshmive.
“U çuditëm që gjykimi do fillojë pak kohë pasi të nxirren dokumentet e para. Avokatja e prokurorisë u përpoq të justifikonte se ata i dinë akuzat e tyre, e ky pozicionim i jashtëzakonshëm duke pasur parasysh akuzuat e rënda është një indikacion se sa të sinqertë janë në qasjen e tyre. Është e qartë, se aktakuza është e arnuar. Janë bashkuar disa akuza të ndryshme nga zona të ndryshme të Kosovës, përmenden shumë persona të ndryshëm që kanë sajuar se kanë qënë pjesë e UCK, nga përvoja me tribunalin e Jugosllavisë, mund të ketë prova false nga prokuroria. Ndoshta prokuroria nuk e di, por ne duhet të bëjmë verifikim të tyre. Pasi të njihemi me akuzat e paraqitura ndaj nesh do të na duhen minimumi 18 muaj hetime, duke qënë se janë 200 dëshmitarë gjyqi do të shkojë deri në 2 vjet.” – theksoi Emerson.