Top-Channel i Blushit të inceneratorëve ka nisur të investigojë mbi kontratat e pastrimit të kunatit të Bashës, Erion Isufi.
Sipas medias së drejtuar nga ish-deputeti i PS-së e më pas ish-kreu i Libras, bëhet fjalë për periudhën kur Basha ka qenë kryebashkiak i Tiranës. TCH pretendon se Basha asokohë ka kontraktuar një kompani për diferencimin e mbetjeve për riciklim në landfillin e Sharrës.
Kompania ‘Grin’ thotë TCH kishte lidhje të afërta me kunatin e tij Erjon Isufin, pasi kishte drejtues ligjor Oliver Shtyllën.
Një tjetër kompani, ‘Albanian Company of General Services’ me pronar Dionis Teqjan, ishte ajo që kryente riciklimin e mbetjeve të diferencuara nga ‘Grin’.
Në këshillin mbikqyrës të kompanisë së Teqjas ishte anëtar edhe kunati i Bashës, Erjon Isufi.
Lidhja sipas TCH bëhet nëpërmjet kompanisë Megatek, pronar i së cilës është Dionis Teqja ndërsa në të njëjtën kompani është i punësuar edhe Oliver Shtylla.