Vendosni fjalën kyçe....

Dua Lipa ngjall polemika në FIFA 2021, lojtarët meshkuj “i fusin duart” (Video)


Përdoruesit e lojës më të re, FIFA 2021, u habitën jo pak teksa ylli i popit, Dua Lipa, që është përfshirë në edicionin e këtij viti të lojës së njohur u ngacmua seksualisht nga shokët e skuadrës pas festimit për shënimin e një goli.

Diva angleze me origjinë shqiptare, e lindur në Prishtinë, ishte një përfshirje e diskutueshme në lojë dhe ngjalli jo pak polemika.

Por duket se praktika e të pasurit një këngëtare femër është disi e habitshme. Sjellja e shokëve të ekipit ishte e çuditshme teksa ata festuan shënimin e një goli duke i futur duart në gjoks këngëtares.

Kjo u demonstrua nga një përdorues i cili, pasi shënoi një gol me Dua Lipën, të cilët e përdori si lojtare të Totenhemit në Premierligën angleze.

Shokët e ekipit, Dele Alli dhe Lucas Moura teska e përgëzuan Lipën për golin e prekën te gjoksi. 25-vjeçarja është vetëm një nga personat jashtë botës së futbollit që u përfshi në FIFA 2021.

Të tjerë emra janë pilotët e Formula 1, Hamilton e Riçiardo, basketbollisti kamerunas i NBA-së, Embiid dhe ish-kapiteni i Mancesster Junajtid, David Beckham.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *