Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë Milva Ekonomi ka deklaruar se Shqipëria ka siguruar 1.400.000 vaksina për qytetarët për qytetarët.
“Shëndetësia në këtë vitin 2021 është sektori që ka përfituar rritjen më të madhe. U rrit me 23.3% krahasuar me vitin e kaluar., shtresat janë bërë në një sasi fondesh prej 16.6 miliardë lekë, përveç 1.2 miliardë lekë që jepen si shtesë në fondin e sigurimit t ë detyrueshëm shëndetësor ka dhe disa shtesa të tjera për pagat e mjekëve dhe infermierëve që çon në rritjen e tyre me 40%.
E dyta shërbimet në infrastrukturë shëndetësore. Pagesa shkon në 2.4 miliardë lekë. Pagesa për medikamentet e në tërësi, që shkon në 6 miliardë lekë. E treta për tu theksuar është pagesa për të përfituar nga instrumenti COVAX duke qenë pjesë e një rrjeti që quhet Gavi që Shqipëria të mund të aksesojë më shpejt vaksinën kur ajo të jetë e gatshme.
Një pjesë u pagua këtë vit, një pjesë pagohet në 2021. Ne sigurojmë 1 milion e 400 mijë vaksina për qytetarët shqiptarë, pastaj hapa pas hapi mund të rritet numri i vaksinave sipas nevojës që kemi“-deklaroi Ekonomi në një intervistë për Repolitix.