Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari i Blushit: Më falni, po nuk i investigova unë inceneratorët, por vajza e Ylli Rakipit


Gazetari i Top Channel, Endrit Habilaj, ka reaguar në Facebook, lidhur me shkrim të Syri.net. Ky i fundit ka publikuar një artikull ku e quan gazetarin në fjalë, mercenar të Blushit.

Bëhet fjalë për dokumentarin e inceneratorëve të publikuar nga TCH së fundmi.

Në këtë dokumentar, media e drejtuar nga Blushi akuzon kuntatin e kreut të PD-së, Basha, si të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Ndërkohë Syri.net shkruan se ndërsa para ca kohësh, Habilaj e akuzonte këtë aferë kur ishte pjesë e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ të Ylli Rakipit, që publikoi edhe një dokumentar kundër inceneratorëve, sot i bën avokatinë nëpërmjet medias së re ku bën pjesë, TCH.

Vetë Habilaj ka reaguar në Facebook, ku ndër të tjera thotë se dokumentarin në fjalë e ka bërë vajza e Ylli Rakipit, Era Rakipi.

Ai shkruan se fakti që Syri.net merret me të personalisht do të thotë që investigimi i TCH ia ka arritur qëllimit dhe se është 100% i saktë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *