Kosova raporton 11 viktima lidhur me Covid-19 së fundmi, duke e çuar në 860 numrin e përgjithshëm të viktimave që prej shpalljes së pandemisë.
Nga 1599 analiza të kryera së fundmi, Prishtina zyrtare raporton 720 raste të reja me koronavirus.
Kosova prej shumë ditësh ka raportuar një numër të lartë personash të prekur e viktimash lidhur me Covid-19, ndërsa mbarë vendin përballet me shtrëngimin e masave.