Vendosni fjalën kyçe....

Kina përdori një armë sekrete me impulse “për të pjekur të gjallë” ushtarët indianë


Trupat kineze përdorën armë ‘mikrovalë’ për të detyruar ushtarët indianë të tërhiqen duke i bërë ata të largohen gjatë përplasjeve që ndodhen në Himalaje para pak kohësh, ka pohuar një profesor.

Armët elektromagnetike që gatuajnë indin njerëzor ‘i kthyen majat e maleve në një furrë me mikrovalë’ dhe i bërë ushtarët indianë të vjellin, u tha eksperti i studimeve ndërkombëtare, Jin Canrong, studentëve të tij në Pekin.

Armët ‘mikrovalë’ ngrohin molekulat e ujit në të njëjtën mënyrë si pajisja e kuzhinës, duke synuar ujin e trupit të njeriut nën lëkurë dhe duke shkaktuar rritje të temperaturës e efekte të tjera deri në 1 kilometër larg.

Jin përshëndeti forcat kineze për përdorimin e saktë të armës që i detyroi trupat indiane të largohen, pa shkelur armëpushimin përgjatë kufirit të diskutueshëm mes dy vendeve.

Ky është është përdorimi i parë i njohur i armëve mikrovalë në një fushë beteje.

Sipas ‘The Times’, armët u tha se ishin vendosur në fund të gushtit, javë pas një përleshjeje vdekjeprurëse mes dy vendeve, që çuan në 20 ushtarë indianë të vrarë dhe afroi një luftë të mundshme mes dy superfuqive bërthamore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *