Konfirmohet me Covid-19 edhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.
Ky lajm është bërë i ditur nga zyra e tij për shtypin. Duka është vetëkarantinuar pas marrjes së përgjigjes pozitive të tamponit.
Përmes zyrës së tij, Duka ka përcjellë edhe një mesazh për qytetarët: “Të respektojmë masat, të ruajmë veten dhe të tjerët”!
Sjellim ndërmend se në radhët e politikës, ka patur disa personazhe të infektuar nga koronavirusi, ministrja Belinda Balluku e cila është shëruar, ministri Blendi Klosi si dhe disa deputetë.